Life StyleTë fundit

Ishte planifikuar ndryshe; Luana tregon si supozohet të ishte look-u i saj në “Locos” dhe arsyen pse ndryshoi mendje në moment të fundit!

Vetëm pak ditë më parë, Luana Vjollca solli një super bashkëpunim me këngëtarin latin Jay Santos.

Projekti i tyre i ri u titullua “Locos” dhe Luana na e hoqi trurin të gjithëve me pamjen seksi në videoklip, ku realizoi për herë të parë edhe një kërcim.

https://youtu.be/0wJAPrIDb6o?t=3

Locos” u prit mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron më shumë se 2 milion klikime në Youtube.

Por e dinit se supozohej që Luana të shfaqej me një tjetër look në videoklip?

Në InstaStory, moderatorja ka treguar se ishte parashikuar që të shfaqej me një kapele mbi kokë gjatë xhirimeve, por Luana kishte ndryshuar mendje në moment të fundit.

“Ideja fillestare e look-ut ishte të dilja me kapele.”- shkruan ajo.

“Pastaj vendosëm të dilnim kështu. Pas 5 orësh grimi dhe flokë, filluam nga fillimi.”- ka treguar ajo.

Po ju me cilin look ju pëlqen më shumë Luana?

 

Fraksion.com