Rifillon asgjësimi i municioneve të pasigurta në Ukrainë
Asgjësimi i municioneve të pasigurta në Ukrainë ka rifilluar në kuadrin e Projektit për Demilitarizimin e Fondit të Mirëbesimit të NATO-s, menaxhuar nga Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA). Aktivitetet e demilitarizimit në rajon u ndërprenë në fillim të këtij viti për shkak të pandemisë COVID-19. Janë vendosur procedura speciale për të siguruar pajtueshmërinë me rregullat sanitare dhe epidemiologjike dhe për të siguruar një mjedis pune të sigurt.
Fondi i Mirëbesimit u krijua në 2005 me kërkesën e Qeverisë së Ukrainës. Faza e dytë e projektit është iniciuar në vitin 2011. Që atëherë, NSPA ka kontribuar në asgjësimin e më shumë se 29,6 mijë ton municion, 2,4 milion PFM-1 (S) mina antipersonel dhe në këtë projekt janë punësuar deri në 110 njerëz nga rajoni. Me rifillimin e aktiviteteve, 1.5000 tonë të tjerë municione të pasigurta pritet të shkatërrohen dhe të hidhen në mënyrë të sigurt deri në fund të vitit 2020.
Ukraina zotëron një numër të madh të armëve dhe municioneve të vjetra dhe të papërdorëshme, të grumbulluara në vend pas tërheqjes së trupave sovjetike nga territoret e vendeve të Paktit të Varshavës. Këto paraqesin një kërcënim të mundshëm për popullatën dhe mjedisin. Projekti i Fondit të Mirëbesimit të NATO-s synon të përmirësojë sigurinë rajonale dhe sigurinë e popullatës, në të njëjtën kohë me mbështetjen e Ukrainës në përmbushjen e zotimeve të Konventës Otava.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi kryesor për këtë projekt. Vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare që sponsorizojnë projektin përfshijnë Bashkimin Evropian, Belgjikën, Finlandën, Gjermaninë, Japoninë, Italinë, Irlandën, Luksemburgun, Norvegjinë, Zvicrën dhe Turqinë.
Fraksion.com