AktualitetBota+Të fundit

“Për momentin nuk është e nevojshme që Rusia të sigurojë mbështetje për Bjellorusinë”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se për “momentin” nuk është e nevojshme që Rusia të sigurojë mbështetje për Bjellorusinë në kuadrin e Organizatës së Traktatit për Sigurinë Kolektive (SCTO).

Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin Moskë, Peskov vlerësoi zhvillimet në Bjellorusi dhe bisedat mes presidentit Vladimir Putin dhe presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.

“Ngjarjet e përjetuara në Bjellorusi i vlerësojmë si çështje të brendshme. Mbështesim që populli bjellorus të zgjidhë situatën atje nëpërmjet konsultimeve të ndërsjella duke qëndruar brenda kuadrit ligjor”, tha Peskov duke bërë të ditur se Rusia është aleate e Bjellorusisë.

Pasi pretendoi se vende të tjera kanë ndërhyrë ndaj ngjarjeve në Bjellorusi, Peskov komentoi se “Me keqardhje shprehim se ka nga këto ndërhyrje të drejtpërdrejta. Ne i gjejmë të papranueshme këto përpjekje të tilla”.

Peskov mbrojti idenë e tij se Organizata e Traktatit për Sigurinë Kolektive (SCTO) siguron disa “angazhime” në çështjen e ndihmës së ndërsjellë mes Rusisë dhe Bjellorusisë. “Por për momentin nuk është e nevojshme që Rusia të sigurojë mbështetje për Bjellorusinë në kuadrin e SCTO. Edhe qeveria e Bjellorusisë ka njoftuar se ata nuk kanë nevojë për një mbështetje të tillë për momentin”, tha Peskov.

Ndërsa lidhur me pretendimet se autokolona ushtarake e Rusisë ka lëvizur drejt kufirit bjellorus, Peskov deklaroi se “Pajisjet ushtarake, ndodhen në të gjithë territorin e Rusisë, për këtë arsye këtu nuk ka ndonjë situatë për të komentuar”.

– Protestat në Bjellorusi

Në Bjellorusi filluan protestat në të gjithë vendin pasi presidenti aktual Lukashenko shpalli fitoren e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht.

Opozita me pretendimin se ka mashtrime, nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ajo deklaroi që do t’i kundërshtojnë këto në gjykatën e lartë.

Rusia, Armenia, Kazakistani, Taxhikistani dhe Bjellorusia ndodhen në mesin e anëtarëve aleancës ushtarake rajonale SCTO e cila u formua në vitin 2002./AA

 

Fraksion.com