Shqipëria, me numrin më të ulët të rasteve pozitive dhe fataliteteve në rajon
Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të ulët të rasteve pozitive dhe fataliteteve nga COVID-19 për banorë.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve ECDC, rezulton se Shqipëria ka rreth 250 raste pozitive me SARS-COV2 për 100 mijë banorë, dy herë më pak se Serbia dhe Bosnja dhe 3 herë më pak se Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Sa i takon fataliteteve janë 8 fatalitete për 100 mijë banorë, të dhëna që e rendisin Shqipërinë ndër vendet e fundit në rajon dhe Europë.
Sipas të dhënave të ECDC-së Mali i Zi ka numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19 me 636 të prekur për 100 mijë banorë. Gjithashtu Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të fataliteteve 26 vdekje për 100 mijë banorë.
Raste pozitive / 100’000 banorë
Mali i Zi 636
Kosova 627
Maqedonia e Veriut 609
Bosnia dhe Herzegovina 471
Serbia 423
Shqipëria 254
Vdekje / 100’000 banorë
Maqedonia e Veriut 26
Kosova 22
Bosnia dhe Herzegovina 14
Mali i Zi 12
Serbia 10
Shqipëria 8
Fraksion.com