AktualitetBota+Të fundit

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Zelandë të Re

Zelanda e Re ka raportuar për 13 raste të reja me koronavirus më 18 gusht, në krahasim me nëntë një ditë më parë, teksa ky vend lufton rikthimin e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus, ndonëse kishte kaluar 100 ditë pa asnjë rast lokal të infektimit.

Prej 13 rasteve, 12 është thënë se janë të lidhura me shpërthimin e fundit të koronavirusit në Auklland, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm për Shëndetësi, Ashley Bloomfield.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar 1,631 raste me koronavirus.

Prej tyre, 22 kanë vdekur.

Vështirësitë e Zelandës së Re për të ndalur virusin kanë fituar edhe vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka thënë të hënën përgjatë fushatës së tij se ky shtet do të përballet tani me rritje të madhe të shifrave të të infektuarve.

Duke e konsideruar përhapjen e koronavirusit në Zelandën e Re si gjë “të tmerrshme”, Trump ka thënë se “ne nuk e duam atë, mirëpo është një armik i padukshëm i cili nuk do të duhej të arrinte kurrë në Evropë dhe pjesën tjetër të botës nga Kina”.

Teksa Trump ka bërë fushatë në Minesota, Teksasi është kthyer në shtetin e katërt amerikan që ka regjistruar 10,000 persona të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Përveç Teksasit, edhe Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Kalifornia kanë regjistruar mbi 10,000 të vdekur me këtë virus.

 

Fraksion.com