Partitë e reja të 2021; Ja kush do të hyjë në garën për parlamentin e ri
Por, pse i duhet vendit një parti e re? Myslmym Murrizi është i mendimit se lëvizjet e reja do sjellin garën në vend, ndërsa paralajmëron se do ndërmarrë një nisme ligjore në Parlament për të zhdukur dhjetëra parti të cilave nuk i dihet as adresa apo në zgjedhjet e shkuara nuk e kanë kaluar as pragun 1 qind.
“Futen në koalicion me dy subjekte të mëdha bëjnë pirueta, i sheh me një palë zgjedhje me njërën pale, si në 21 Janar aleatët e Bashës ishin ne bulevard sot i sheh si anti-Rama, nesër te jesh i bindur pro Rama. Subjekte të tilla që shkojnë për të ruajtur emrat e kryetarëve në listat apo sqetuallat e partive të mëdha unë do propozoj në kod zgjedhor qe të mos ekzistojnë. “
Deputeti rebel nuk është i vetmi, i cili synon ti ofroje shqiptarëve një alternative te re. Vetëvendosja e Albin Kurtit po mendon për krijimin e një partie në Shqipëri. Drejtuesi i degës së saj në Tiranë Bojken Abazi konfirmon për Top Channel se po shqyrtojnë idenë për krijimin e një subjekt politik ne Shqipëri, por Vetëvendosja është skeptike për hapjen e pjesshme të listave dhe vendosjen e një pragu të ri, pasi sipas tyre alternativave te reja vriten ende pa lindur.”
Ndryshe nga lëvizja me rrënjë nga Kosovë , Nisma Thurrje është e idesë se ndryshimet më të fundit në Kushtetute dhe ligj zgjedhor krijojne terren për partitë e reja. Pano Sako një nga nismëtarët e kësaj lëvizje nuk e fsheh ambicien Thurrjes kur pyetet nga Top Channel për tu bërë pjesë e garës elektorale, me qellim ndikiminin në vendimmarrjen e vendit përmes
vlerave intelektuale dhe njerëzore më të mira. Pranë kësaj lëvizje janë pranë Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari, por nga dy deputetët nuk ka një konfirmim për të ardhmen e tyre politike. Për një pol të tretë ka folur edhe ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili kërkon një bashkim nga te gjitha lëvizjet si brenda dhe jashtë vendit kundër dy partive të mëdha.
Fraksion.com