AktualitetBota+Të fundit

Në Oqeanin Atlantik ndodhen deri në 21 milionë tonë copëza të plastikës

Ekzistojnë 12-21 milionë tonë pjesë plastike të vogla që lundrojnë në Oqeanin Atlantik, kanë zbuluar shkencëtarët.

Studimi u bë nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një sasi e tillë e masës plastike – 21 milionë ton – do të ishte e mjaftueshme për të ngarkuar plotësisht pothuajse 1.000 anije.

Gjetjet janë botuar në revistën Nature Communications, transmeton BBC.

Katsia Pabortsava, nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë, e cila drejtoi studimin, tha se “ngarkesa e plastikës në të gjithë Atlantikun” është “shumë më e madhe” se të dhënat e mëparshme.

Kjo, pasi më parë nuk është studiuar për pjesë më të vogla të plastikës që gjenden në oqean.

Në ekspeditën e tyre – nga Mbretëria e Bashkuar në Ishujt Falkland – ajo dhe kolegët e saj zbuluan deri në 7,000 grimca për metër kub ujë të detit.

Ekipi hulumtues shpreson se këto të dhëna do të ndihmojnë përpjekjet e ardhshme për të matur dëmin ekologjik dhe mjedisor që mund të shkaktohet nga këto copëza plastike.

Grupet për mbrojtjen e mjesidit kanë thënë se për shkak të pandemisë, maskat e fytyrës tani janë një nga artikujt më të zakonshëm të mbeturinave plastike.

 

Fraksion.com