AktualitetPolitikëTë fundit

MEPJ: Të gjitha pasaportat shqiptare, dokumente të vlefshme në Greqi deri më 31 dhjetor

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor të këtij viti, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020.

“Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore”, sqaron ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri.

 

Fraksion.com