AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

Marrëveshja për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut; Rama: Shqiptarët marrin një peshë të re në jetën politike të vendit

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen politike të arritur në Maqedoninë e Veriut mes LSDM-së dhe BDI-së.

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj”, theksoi kryeministri Rama.

“Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, u shpreh Rama.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev njoftoi sot arritjen e marrëveshjes për formimin e shumicës parlamentare, formimit të qeverisë dhe ndarjen e ministrave me BDI-në.

Zaev theksoi se marrëveshja do të paraqitet edhe para partive të tjera, që janë pjesë e koalicionit “Mundemi”, si edhe para PDSH-së, si partnere e ardhshme qeveritare.

 

Fraksion.com