Foshnje e pajetë në një kosh mbeturinash tek “Ali Demi”: Ishte futur brenda një kutie kartoni
Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në një kosh mbeturinash, brenda një kutie të mbyllur kartoni është gjetur e pajetë një foshnje e porsalindur.
Mësohet se fëmija është i gjinisë mashkull. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe ambulanca, ku mësohet se po kryhen veprimet e mëtejshme.
Foshnja e pajetë është transportuar në morg. Burime për top channel sqarojnë se ka qenë një telefonatë e një qytetari te salla e policisë që ka njoftuar për foshnjen që ishte hedhur në kazan.
Tiranë/Informacion paraprak
Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.
Fraksion.com