“Rrethohet zona”; Vrasja në Shkodër, Policia: 23- vjeçari u qëllua pranë një marketi
Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e 23- vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në 21:55 pranë një market në lagjen Daniel Matlija në Shkodër.
Policia dhe FNSH ndërkohë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.
Fraksion.com