“Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria”; Rama: Presidenti bullgar nuk fajësoi qeverinë
“Sipas gazetës “Ekathimerini”, radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km”, tha sot Kryeministri Edi Rama.
Ndërsa ndau edhe një foto nga pritjet në kufirin bullgaro-grek, Rama tha se “Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet”.
“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km! Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet! Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria”, tha Rama
Fraksion.com