“I kërkova angazhim”; Majko zbulon ndërhyrjen e Janullatos në krizën e Kakavijës
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka rrëfyer se një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin që kriza në Kakavijë të mbyllet sa më shpejt ka luajtur kryepeshkopi Anasatas Janullatos, me kërkesë të tij. Majko ka zgjedhur që në përfundim të kaosit që u krijua prej më 5 ditësh, të falenderoj policinë dhe ushtrinë për gatishmërinë, teksa nuk e ka kursyer edhe një përgjigje për kritikët.
“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhuara në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi. Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”, shkruan Majko.
Fraksion.com