Vijon kaosi në Kakavijë, ja sa qytetarë e mjete kanë kaluar kufirin nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm deri më tani
Vijon prej pesë ditësh kaosi në pikën kufitare të Kakavijës, ku mijëra qytetarë janë bllokuar, duke krijuar radhë kilometrike, për shkak të masave shtrënguese nga shteti grek kundër pandemisë së koronavirusit.
Që nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm e deri në mbrëmje kanë kaluar kufirin 2031 shtetas, si dhe 837 mjete.
Ndërkohë, për të ndihmuar qytetarët, Greqia dhe Shqipëria arritën sot një marrëveshje urgjente, ku pala greke vendosi të kalojë qytetarët në radhë pa kërkuar testin e koronavirusit, deri në orën 22:00.
Fraksion.com