AktualitetTë fundit

Normalizohet situata në Kakavijë: Policia greke do punojë edhe pas orës 23:00; Rreth 450 automjete të mbetura në kufi

Situata në pikën kufitare të Kakavijës po shkon drejt lehtesimit. Raportohet se radhët kilometrike të paradites tashmë janë reduktuar në më pak se 800 metër.

Policia greke në Kakavijë njofton se do të vazhdojë të punojë edhe pas orës 23:00, me qëllim përfundimin e radhës që është krijuar këto ditë në këtë pikë kufitare.

Sipas autoriteteve greke, mjetet e mbetura në Kakavijë llogariten në 350-450 copë, ndaj vlerësohet se kjo shifër do mund të menaxhohet gjatë orëve të natës.

Për të shmangur shtimin e radhës është rënë dakord me palën shqiptare që të ndalohen shtetas të tjerë nga postblloqet e policisë në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Nga nesër do të hyjnë në fuqi rregullat e reja në këtë doganë.

Pra do të duhet test negativ PCR, forma e udhëtimit si dhe personat do të karantinohen për 7 ditë,, sapo të kthehen në Greqi.

Nga 17 gushti në pikën e Kakvijës do të hyjnë vetëm 750 shtetas, ndërsa në atë në Kapshticës do të kalojnë vetëm 300 qytetarë në ditë.

 

Fraksion.com