Ndarja nga jeta e Komandit të FA-së, Xhaçka: Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale.
Ministrja në mesazhin e saj të ngushëllimit shpreh mirënjohjen për kontributin e tij njerëzor dhe profesional gjatë 35 viteve të karrierës së tij në Forcat e Armatosura.
“Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura. Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve. U prehsh në paqe, kolonel Shena!”, shprehet Xhaçka.
Fraksion.com