Gjermania shton paralajmërimet për udhëtime për shkak të Coronës në Evropë
Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me Corona, Ministria e Jashtme në Berlin e ka zgjeruar listën e zonave të rrezikut për të cilat paralajmëron dhe rekomandon anulimin e udhëtimeve.
Paralajmërime për udhëtime në Evropë
Një paralajmërim për udhëtim zakonisht lëshohet, nëse numri i infeksioneve të reja me Covid-19 e tejkalon nivelin e 50 rasteve për 100,000 banorë brenda shtatë ditëve. Përveç rajoneve të sipërpërmendura në Spanjë, të prekura janë edhe Luksemburgu, provinca belge e Anversës dhe disa rajone në Bullgari dhe Rumani.
Testime të detyrueshme
Kushdo që kthehet në Gjermani nga një zonë e konsideruar si zonë rreziku, si rajonet e përmendura në Spanjë, duhet të testohet për Coronën. Aktualisht paralajmërime për udhëtim ekzistojnë për më shumë se 160 vende, por vetëm rreth 130 prej tyre klasifikohen si zona rreziku.
Paralajmërimi për udhëtimi nuk do të thotë ndalim, por bëhet për arsye parandalimi të rreziqeve. Sidoqoftë në rast se për një vend ekziston një paralajmërim ky ka gjithashtu një anë pozitive për konsumatorët, sepse udhëtarët kanë të drejtë t’i anulojnë prenotimet pa pagesë./dw
Fraksion.com