AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Cigaret elektronike rrisin rrezikun e Coronës në mënyrë të konsiderueshme

Kush pi cigare elektronike ka më shumë gjasa të sëmuret me COVID-19 sesa jo duhanpirësit.

Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë. Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher, nga Shkolla e Mjekësisë Standford ka arritur në këtë përfundim pas krahasimit të të dhënave të 4,351 pjesëmarrësve me moshës 13 dhe 24 vjeç nga të gjithë rajonet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi u botua së fundi në Journal of Adolescent Health.

Mushkritë e dëmtuara

Sipas studimit përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirë që kur infektohen me virusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rreziku për t’u sëmurur është 6,8 përqind më i lartë.

USA Vaping (Getty Images/J. Raedle)

Autorja kryesore e studimit, Shivani Mathur Gaiha, i paralajmëron të rinjtë ndaj sigurisë mashtruese se moshat e reja nuk preken nga COVID-19. “Shumë besojnë se mosha i mbron ata nga simptomat e COVID-19. Por të dhënat tregojnë se kjo nuk vlen për ata që pinë duhan. Dhe rreziku i sëmundjes rritet jo vetëm pak, por shtohet me të vërtetë!” – tha ajo.

Me ekzaminimin e saj pediatria Halpern-Felsher nuk dëshiron vetëm të paralajmërojë adoleshentët dhe të rriturit që të ruhen. Ajo u bën thirrje gjithashtu autoriteteve shëndetësore të veprojnë. “Tani ka ardhur momenti,” thotë ajo. “FDA duhet të nxitojë dhe t’i rregullojë këto produkte.”

 

Fraksion.com