AktualitetBota+Të fundit

OBSH: “Presioni mbi virusin duhet të vazhdojë”

OBSH-ja është e shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 në shumë vende dhe porosit që qeveritë nuk duhet të heqin dorë nga lufta kundër virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka shuar shpresat se pandemia e koronës do të përfundojë në një të ardhme të parashikueshme. Sipas mendimit të OBSH-së numri i infeksioneve do të vazhdojë të rritet edhe më tej. “Ju mund ta quani një valë të dytë.
Bolivien Corona-Pandemie | Cochabamba (picture-alliance/AP Photo/D. Solis)

Mund ta quani një goditje të dytë, mund ta quani rindezje, mund ta quani si të doni – por nëse e ulim presionin e masave ndaj këtij virusi, virusi do të rikthehet”, tha nëndrejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Michael Ryan, në Gjenevë. “Unë e di që njerëzit nuk duan ta dëgjojnë këtë, por ky është realiteti.”

Simbabwe Harare Beisetzung von Minister Perence Shiri (picture-alliance/AP Photo/T. Mukwazhi)

Virusi vepron thjesht, brutalisht dhe mizorisht: “ai është brutal në thjeshtësinë e tij, është brutal në egërsinë e tij, por nuk ka tru”, tha eksperti. Prandaj njerëzit mund ta mposhtin virusin, “por ne nuk po bëjmë punë të mirë tani”.

Presioni ndaj virusit duhet të vazhdojë

Është jashtëzakonisht e vështirë ta ndalosh virusin, tha Ryan. Në disa vende evropiane numri i infeksioneve kohët e fundit është rritur. Përmes ndjekjes së vatrave të infektimit, testimeve dhe masave të tjera lokale duhet të pengojmë shpërthimet e shpejta të virusit për të shmangur bllokimet dhe masat e karantinës në mbarë vendin si ndodhi në pranverë.

Coronavirus | Brasilien Trauer um Covid-19-Opfer (Getty Images/AFP/M. Dantas)

“Ne u rekomandojmë vendeve në Evropë që të vazhdojnë ta mbajnë virusin nën presion”, tha Ryan. Epidemiologia e OBSH-së Maria van Kerkhove paralajmëroi gjithashtu ndaj grumbullimit të turmave të mëdha. “Virusi i pëlqen grupimet e tilla.”

OBSH përllogarit me 20 milionë të infektuar me virusin korona

OBSH-ja parashikon se së shpejti me virusin korona do të infektohen më shumë se 20 milionë vetë. India, SHBA dhe Brazili janë të goditur në mënyrë të veçantë. Sipas të dhënave zyrtare në të gjithë botën kanë vdekur me ose nga COVID-19 më shumë se 720,000 pacientë. Sidoqoftë ekspertët mendojnë se numri i infektimeve të pa regjistruara si dhe i vdekjeve janë më të larta./dw

 

Fraksion.com