Rama: Nisi puna për tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq; Finalizim i lidhjes te aksit strategjik të infrastrukturës kombëtare
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili tha se po punohet intensivisht për realizimin e një tjetër premtimi dhjetravjeçar të të gjitha qeverive të mëparshme.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të nisjes sot të punës për tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq, që do të finalizojë lidhjen e një aksi strategjik të infrastrukturës sonë kombëtare, ku po punohet intensivisht për realizimin e një tjetër premtimi dhjetravjeçar të të gjitha qeverive të mëparshme, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.
Aksi i ri rrugor Kardhiq-Delvinë, i mundëson mjeteve me drejtim Sarandën anashkalimin e Gjirokastrës dhe Qafës së Muzinës, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit.
Projekti për ndërtimin e rrugës Kardhiq–Delvinë, është një nga projektet e paketës transformuese për zhvillimin e infrastrukturës me impakt në ekonominë dhe turizmin e vendit.
Kjo rrugë është .cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.
Fraksion.com