AktualitetTë fundit

675 maturantë zgjedhin të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura

675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka e cila thotë se aplikimi vazhdon të jetë i hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara.

Sipas saj, më 10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh të cilët deti nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.

“675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor. Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara. Më 10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh, të cilët deri nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre”, tha Xhaçka.

“Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme.Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit. Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi. Tarifë studimi 0 lekë në vit. Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve. Duke zgjedhur studimet në Shkencat Ushtarake, keni zgjedhur një karrierë sa të pasur, aq edhe të sigurt! Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura”,  shprehet Xhaçka.

 

Fraksion.com