AktualitetTë fundit

Vrasja e 57 vjeçarit në Gjirokastër; Autori muzikant: Sherri nisi kur po ktheheshim nga dreka…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 57-vjeçarit Gëzim Saraçi në Gjirokastër, në aksin rrugor Poliçan-Suhë, nga autori 33 vjeçar Mihal Thimjo nga Dervicjani.

Shkak i vrasjes është bërë një sherr që ka filluar mes tyre, pasi janë kthyer nga një drekë ku kishin qenë së bashku në Poliçan të Zagorisë.

Në kthim ka ndodhur një konflikt i çastit që ka shkaktuar grindjen fizike mes tyre. Autori e ka pranuar krimin para policisë dhe ka deklaruar se viktima e kishte ofenduar duke i thënë grek.

Ka qenë 57-vjeçari Saraçi ai që e ka goditur i pari autorin, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë. Edhe vet autori është i plagosur në shpatull dhe në këmbë.

33 vjeçari më herët ka punuar me mjete të tonazhit të rëndë kurse tani është muzikant nëpër dasma.

Autori është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”, referuar burimeve policore. Policia gjeti dhe sekuestroi në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.

 

Fraksion.com