AktualitetTë fundit

Të dënuar për vepra të rënda penale; OFL dërgon formularët e deklarimit të pasurisë 3 personave

Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 shtetasve.

Konkretisht kërkesa për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë i është nisur shtetasit P. M., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Po ashtu, OFL ka kërkuar vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë të shtetasit K. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja me dhunë”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.

Një tjetër kërkesë i është nisur shtetasit A. D. alias A. T. alias I. T., me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

 

Fraksion.com