Me logo mobilerie, kapet kamioni me 370 kg drogë në doganën e Bllatës
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa është kapur në doganën e Bllatës.
Burime bëjnë me dije se lënda narkotike, 370 kg është gjetur në një kamion me logot e një mobilierie. Kamioni me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës. Kamioni po ikte drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.
Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.
Fraksion.com