AktualitetTë fundit

Grupi “41 bis”; 5 nga 7 bosët e krimit kundër vendimit: I kundra ligjshëm dhe abuziv

Avokati i Emiliano Shullazit ka kundërshtuar në gjykatën e Posaçme vendimin për klientin e tij që t’i nënshtrohet regjimit 41 bis.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, avokati i Shullazit thotë se vendimi i marrë më herët nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është i kundraligjshëm dhe abuziv.

Avokati thotë se me këtë vendim është “cënuar rëndë parimi themelor i prezumimit të pafajsisë, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht”.

Në fund avokati kërkon shfuqizimin nga gjykata të vendimit pasi thotë se është në kundërshtim dhe me kushtetutën.

Por ndërkohë Shullazi nuk është  i vetmi që del kundër vendimit, në të linjë janë edhe Endrit Zela, Endrit Qyqja, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

7 personat që do vendosen në regjimin e posaçëm

1. Arbjon Aliko
2. Emiljano Shullazi
3. Blerim Shullazi
4. Gilmando Dani
5. Endrit Qyqja
6. Genci Balla
7. Endrit Zela

 

Fraksion.com