AktualitetEkonomiTë fundit

COVID-19- Pensioni në shtëpi; Posta Shqiptare publikon formularin që duhet plotësuar

Pensionistët që duan ta marrin pensionin në banesë duhet të plotësojnë ata vetë ose të afërmit e tyre, formularin përkatës dhe ta dorëzojnë atë pranë Postës Shqiptare, që t’u mundësohet ky shërbim.
Posta Shqiptare njofton se, “mjafton të plotësoni formularin më poshtë me të dhënat e pensionistit dhe ta dorëzoni atë pranë zyrës postare”.
“Pensioni në banesë është alternativa e duhur për çdo pensionist, për të shmangur radhët dhe temperaturat e larta të stinës, në këtë kohë të pazakontë pandemie.
Printoni këtu formularin”- thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare.
Fraksion.com