AktualitetBota+Të fundit

Së paku 22 të plagosur nga përhapja e zjarreve në Francë

Erërat e fuqishme mesdhetare, kanë shkaktuar përhapjen e shpejt të zjarreve, pranë qytetit jugor të Marsejës në Francë.

Deri në mesditën e së mërkurës, raportohet për së paku 22 persona të plagosur.

Zjarret kanë dëmtuar disa biznese si dhe detyruan evakuimin e 2.700 turistëve dhe banorëve të rajonit.

Rreth 1.800 zjarrfikës, të mbështetur nga aeroplanët dhe helikopterët, luftuan me zjarret gjatë natës së 4 gushtit.

Shkaku i zjarreve nuk dihet.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Darmanin, vizitoi rajonin, derisa ekipet e zjarrëfikësve nga rajonet tjera të Francës, po u dalin në ndihmë autoriteteve lokale për të shuar zjarret.

 

Fraksion.com