AktualitetTë fundit

Humb jetën në rrethana të dyshimta; Gjendet i pajetë në kamionçinën e tij një 57-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Një person i pajetë është gjetur brenda kamioninçinës së tij.

Sipas policisë, personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është i moshës 57-vjeçare.

Nga raportimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Polican-Suhë. 57-vjeçari e përshkonte këtë rrugë për transport drush dhe mallrash të tjera.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur situatën.

Gëzim Saraçi, i cili bënte përherë rrugën Polican-Suhë me kamionçinën e tij për të transportuar dru ose mallra të tjera, humbi jetën në rrethana të dyshimta.

57-vjeçari u gjet nga policia i vdekur brenda automjetit, ndërkohë që policia raporton se autori i vrasjes ka qenë bashkë me të duke udhëtuar.

Sipas uniformave blu, kanë filluar të grinden pas një konflikti të çastit, gjë që ka shtyrë autorit, tashmë të identifikuar, ta qëllojë me mjete të forta.

Policia ka shkuar menjëherë në vengjarje për zbardhjen e plotë të situatës si dhe kapjen e autorit.

 

Fraksion.com