AktualitetBota+Të fundit

Bejrut: 100 të vdekur dhe 4000 të plagosur; Vazhdon kërkimi i trupave nën rrënoja

Skuadrat e Shpëtimit në Bejrut vazhdojnë që të kërkojnë në rrënoja për trupa të vdekur dhe njerëz të gjallë, nga shpërthimi i depove i ndodhur mbrëmë në portin e kryeqytetit të Libanit.

Deri tani, mediat e huaja, raportojnë se janë 100 persona që kanë humbur jetën nga dy shpërthime të fuqishme, që pasuan njëri-tjetrin. Ndërsa, mbi 4000 është numri i të lënduarve në këtë tragjedi.

Këto janë shifrat e deritanishme, ndërsa Reuters citon zyrtarët vendorë, që thonë se ka gjasa që numri të rritet. Shpërthimi ishte ndër më të fuqishmit që ka ndodhur ndonjëherë në Bejrut dhe kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e mbarë rruzullit.

Presidenti Michel Aoun tha se 2 750 ton nitrat amoniumi, të përdorur në plehra dhe bomba, ishin ruajtur për gjashtë vjet në port pa masa sigurie, Aoun kërkoi një mbledhje qeverie urgjente gjatë ditës së sotme.

Ende nuk dihet saktësisht se cfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por dyshohet se mund të kenë qenë punimet e saldimit në një nga vrimat e depove.

“Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe”, tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për transmetuesin Mayadeen. “Ka viktima e të plagosur kudo”, shtoi ai.

Shpërthimi i parë ndodhi mbrëmë rreth orës 18.00, ndërsa një zjarr i dytë i fuqishëm tronditi akoma më shumë zonën historike të kryeqytetit të Libanit. Pas kësaj, ambulanca dhe zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.

Shpërthimi rigjallëroi kujtimet e një lufte civile të viteve 1975-90 dhe pasojave të saj, kur libanezët duruan sulme të rënda, bomba të makinave dhe sulme ajrore izraelite. Disa banorë menduan se kishte ndodhur ndonjë tërmet.

Libanon | Gewaltige Explosion in Beirut (Getty Images/M. Tahtah)
Libanon | Gewaltige Explosion in Beirut (Getty Images/AFP/STR)
Libanon | Gewaltige Explosion in Beirut (Getty Images/AFP/A. Amro)
Libanon | Gewaltige Explosion in Beirut (Getty Images/AFP/STR)

 

Fraksion.com