Shpërthen fabrika me lëndë kimike afër Wuhanit
Bota nuk po gjen qetësi. Një lajm tjetër i hidhur, më përmasa jo aq tragjike sa në Liban, por i ngjashëm, vjen nga vendi i origjinës së COVID.
Gjashtë vetë humbën jetën nga shpërthimi i madh brenda një fabrikë me lëndë kimike afër Wuhan.
Shpërthimi ndodhi në një fabrikë silikoni në provincën Hubei.
Pamjet e mediave shtetërore tregojnë tymin e zi që përshkroi qiellin nga shpërthimi.
Katër persona të tjerë u lënduan, por gjendja e tyre ishte e qëndrueshme, thanë zyrtarët.
Pushteti vendor ka mbyllur kompaninë dhe ka filluar një hetim mbi ngjarjen.
Fabrika me lëndë kimike ndodhej pranë qytetit Wuhan, në Kinën qendrore, sipas zyrtarëve, aty ku edhe pshpërtheu koronavirusi.
Pamjet e publikuara nga mediat shtetërore kineze tregojnë tymin e zi që del pas shpërthimit nga uzina në provincën Hubei. Shpërthimi ndodhi dje në mbrëmje, por u raportua sot nga Kina, madje disa orë pas shpërthimit tragjik në Bejrut. Nga shpërthimi tragjik në Liban, sot pasdite, veç dëmeve të shumta materiale, deri tani kanë humbur jetën me dhjetra persona, si dhe me mijëra të tjerë janë plagosur.
Fraksion.com