Kosovë: 250 raste të reja me COVID-19
Në Kosovë janë shënuar edhe 7 vdekje dhe 250 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Njoftimi është bërë të hënën nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).
Rezultatet e të infektuarve, janë bazuar në 454 testime që janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.
Komuna e Prishtinës prin për numrin e rasteve më gjithsej: 65.
Që nga muaji mars, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 256, ndërsa i të infektuarve 9.049.
IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar edhe 126 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4.989, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.
Fraksion.com