COVID-19: Anulime masive në Kuvajt pas ndalimit të fluturimit
Rreth 10,000 bileta ajrore do të anullohen pasi Kuvajti vendosi të pezullonte fluturimet nga 31 vende për shkak të frikës së koronavirusit të ri, ka raportuar gazeta kuvajtiane Al Qabas, citon një burim.
Të shtunën, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Kuvajtit njoftoi ndalimin e hyrjes së udhëtarëve nga 31 vende “me rrezik të lartë” me udhëzime nga autoritetet shëndetësore të Kuvajtit. Pezullimi hyri në fuqi të shtunën deri në njoftimin e mëtejshëm. Këto vende përfshijnë Indinë, Pakistanin, Egjiptin dhe Filipinet që kanë bashkësi të mëdha të mërgimtarëve në Kuvajt.
“Mijëra banorë, emigrantë, rezident në Kuvajt do të anulojnë rezervimet e tyre nga frika se nuk do të mund të hyjnë përsëri në Kuvajt,” tha burimi. Shumica e anulimeve do të vijnë nga mërgimtarët egjiptianë, sipas burimit.
“Vendimi i autoriteteve shëndetësore ka shkaktuar një katastrofë ekonomike dhe humbje të mëdha për disa linja ajrore dhe zyra udhëtimesh,” tha gjithashtu burimi, duke e quajtur pezullimin e fluturimit një “vendim të nxituar”.
“Si mund të lejojnë autoritetet shëndetësore që qytetarët dhe banorët të udhëtojnë në vendet e ndaluara dhe nga ana tjetër t’i ndalojnë qytetarët e tyre të hyjnë në Kuvajt?” tha burimi.
Vendimi për të pezulluar fluturimet nga 31 vendet u njoftua disa orë pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit u rihap për fluturime komerciale pas një ndalese prej mbi katër muajsh, në 30 përqind të kapacitetit të tij normal.
Vende të tjera të përfshira nga ndalimi i Kuvajtit përfshijnë Iranin, Kinën, Bangladeshin, Brazilin, Indonezinë, Sri Lanka, Spanjë, Itali, Meksikë, Singapor, Liban, Siria, Iraku, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Peru, Moldavia, Singapori , Hong Kong, Panama, Kili dhe Republika Dominikane.
Të huajt përbëjnë afro 3.4 milion banorë të 4.8 milion të Kuvajtit.
Fraksion.com