AktualitetTë fundit

Përkeqësohet gjendja e mjekut, shtrohet në reanimacionin e Covid-2

Ai ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, pas testit të kryer disa ditë më parë.

Por është shtruar në Reanimacionin e Spitalit Covid-2, mjeku Alban Hatibi.

Gjendja e mjekut, raportohet se është përkeqësuar orët e fundit.

Hatibi është vetë mjek anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nga të dhënat e 24 orëve të fundit, veç numrit të lartë, prej 120 që rezultuan pozitivë  Covid, para se mjeku të kalonte në reanimacion, gjendja është kjo: Në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

 

Fraksion.com