Policia e Tiranës njofton se një person ka rënë nga lartësia në një pallat në zonën e Unazën e Re.
Uniformat blu shprehen se një 30 vjecar dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia, ndërsa tashmë është në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.