Marshimi i protestuesve gjermanë: ” Koronavirusi nuk ekziston”
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit gjerman, Berlin, për të marrë pjesë në një protestë kundër masave që po ndërmerr qeveria gjermane në lidhje me Covid-19.
Disa protestues janë të djathtë, me flamuj dhe simbole të bardha. Protestuesit e tjerë janë persona që besojnë në teoritë e konspiracionit, duke thënë se Covid-19 nuk ekziston.
Ndërsa, të tjerët janë kategoria që thjesht kundërshtojnë qasjen e qeverisjes ndaj pandemisë së virusit, raportojnë mediat në gjuhën angleze.
Të ashtuquajturit “Mohues të Virusit” kanë ardhur në këtë protestë të madhe, ndërsa ia kanë vënë emrin demonstratës “Protesta e lirisë”.
Po ashtu, janë zhvilluar edhe kundër-protesta ndaj krahut të djathtë gjerman. Edhe pse policia iu bën thirrje demonstruesve të mbajnë maska, ata nuk e bëjnë këtë gjë.
Fraksion.com