Vrasjet e fundit në Elbasan; FNSH dhe RENEA kontrolle blic në qytet e rrethina, shoqërohen disa persona
Pas vrasjeve të bujshme në Elbasan, FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic në këtë qytet, por edhe në Peqin dhe në Cërrik.
Kontrollet janë bërë që të mund të gjenden personat e dyshuar për vrasjet e fundit.
Nga kontrollet, janë shoqëruar disa persona për verifikim. Po ashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas, që kanë kundërshtuar policinë.
Policia ka shoqëruar gjithashtu persona që nuk kishin mjet identifikimi me vete.
Kontrollet vijën pas dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në Elbasan pak ditë më parë, ku u ekzekutuanEmiljano Ramazani dhe disa ditë më pas edhe shoku i tij, Regis Runaj dhe Florian Lamçja, që u vra në orët e para të mëngjesit te djeshëm.
Fraksion.com