AktualitetTë fundit

Vdes i moshuari pranë Institut Bujqësor; 23-vjeçari e përplasi me makinë

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Instituti Bujqësor në Kamzë, kur një automjet drejtuar nga një 23 vjeçar ka goditur të moshuarin me iniciale GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com