AktualitetTë fundit

Mbytja e 18-vjeçarit në lumin Drini i Zi: Të rinjtë bënin rafting, rrjedha e mori për 6 km

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mbytja e një 18-vjeçari në ujërat e lumit Drini i Zi në Dibër. Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima quhet Edison Zuna dhe ai së bashku me tre shokë të tjerë po bënin rafting.

Ata mendohet se janë nisur nga Ura e Topojanit ndërsa më pas 18-vjeçari ka rënë nga varka plastike dhe për pasojë ka humbur jetën. Rrjedha e lumit e ka marrë me vete për të paktën 6 km duke e nxjerrë në fshatin Selane.

Dibër / informacion paraprak:

Rreth orës 16.00, Policia e Dibrës ka marrë informacion, se në lumin Drini i Zi, në afërsi të fshatit Selane, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. Z., 18 vjeç, banues në Peshkopi, i cili duke lundruar me varkë, dyshohet se është mbytur në lumë.

Nga kqyerja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

 

Fraksion.com