AktualitetRajoniTë fundit

Maqedoni e Veriut, 139 raste të reja me COVID-19, 534 të shëruar dhe 6 të vdekur

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 139 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 10.754 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 6 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 486.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 102.317 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.377 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.554, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.714.

 

Fraksion.com