“Mami ti ke nevojë për të dashur”; Dy vajzat e birësuara i bëjnë kërkesën e çuditshme aktores
Charlize Theron është nënë beqare e dy fëmijëve. Por edhe pse fëmijët e saj i kërkojnë të ketë të dashur, aktorja me famë botërore refuzon të lidhet.
Ylli i Hollywood shprehet se është në një lidhje me veten e saj.
“Dy ditë më parë isha në makinë me vajzat e mia dhe vogëlushja ime më tha: Ti ke nevojë për të dashur,”- tregoi aktorja në podcast-in e “InCharge with DVF” të Diane Von Furstenberg.
Ndërsa shtoi: “I thashë që për momentin nuk do lidhem, jam mirë kështu. Jam në një lidhje me veten time”
Theron është nënë e dy vajzave të birësuara, 8-vjeçares Jackson dhe 5-vjeçares August.
Lidhja e fundit publike e aktores ishte me Sean Penn por ata u ndanë në vitin 2015.
Ajo u rrit nga nëna e saj Gerda Maritz, e cila vrau babanë e saj, Charles Theron, për vetëmbrojtje në shtëpinë e tyre në Afrikën e Jugut në vitin 1991, kur Charlize ishte 15 vjeç./Panoramaplus
Fraksion.com