AktualitetNATO/BETë fundit

Ekonomia e Eurozonës me rënie drastike prej Covid-19

Ekonomia në eurozonë është tronditur nga kriza e koronës. Spanja dhe Portugalia kanë marrë goditjet më të forta. Por edhe dy ekonomitë më të mëdha të Eurozonës u goditën.

 Ekonomia në zonën e euros ishte goditur që para krizës së Coronas, tani ajo ndodhet thellësisht në recesion. Prodhimi i Brendshëm Bruto(PBB)ra me 12.1 përqind në pranverë.

Prodhimi ekonomik në zonën e Euros ka pësuar në tremujorin e dytë të këtij viti rënien më të madhe në 25 vjet, për shkak të krizës së Coronas. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), d.m.th., vlera e të gjitha mallrave dhe shërbimeve që prodhohen në 19 vendet e bashkësisë brenda një viti, ra me 12.1 përqind midis prillit dhe qershorit në krahasim me tremujorin e mëparshëm, bëri të ditur Eurostat, Zyra Evropiane e Statistikave. Kjo është rënia më e madhe që nga fillimi i 1995.

Rënia pasoi një rënie të konsiderueshme të prodhimit ekonomik në tremujorin e parë: midis janarit dhe marsit, PBB në zonën e euros ra me 3.6 përqind. Ekonomia e eurozonës ka vuajtur nga masat për të kufizuar pandeminë e koronës që nga marsi.

Dje u njoftua se Prodhimi i Brendshëm Bruto në Gjermani ra me 10.1 përqind në tremujorin e dytë. Franca, ekonomia e dytë më e madhe në zonën e euros, është goditur edhe më rëndë, me një rënie prej 13.8 përqind të PBB-së. Sidoqoftë, ekspertët kishin parashikuar një rënie edhe më të madhe, sepse ishin marrë masa të rrepta për shkak të Corona-s, veçanërisht midis prillit dhe qershorit. Franca është një nga vendet në Evropë që është goditur veçanërisht nga pandemia.

E njëjta gjë vlen edhe për Italinë. Në ekonominë e tretë më të madhe në Evropë, PBB ra me 12.4 përqind. Megjithëse Zyra e Statistikave Instat në Romë foli për një “rënie ekonomike të pashembullt”, parashikimet e shumë ekspertëve dëshmuan se ishin tepër pesimiste: ekonomistët patën pritur një mesatarisht një rënie prej 15.0 përqind.

Spanja është veçanërisht e goditur

Gadishulli Iberik është veçanërisht i prekur. Spanja ra në recesionin më të thellë në historinë e saj. Këtu, PBB ra me 18.5 përqind në pranverë në krahasim me tremujorin e parë. Po të marrësh si bazë vlerën e vitit të kaluar, madje ka një rënie prej 22.1 përqind. Sektori i rëndësishëm i turizmit në veçanti është i paralizuar në shumë vende. Midis prillit dhe qershorit, në shumë sektorë humbën një milion vende pune – më shumë se kurrë në një tremujor. Vetëm me pak ndryshim janë shifrat që vijnë nga Lisbona: në Portugali, PBB ra me 14.1 përqind.

Rënia e PBB ishte relativisht e butë në Lituani, me minus 5.1 përqind dhe në Letoni me minus 7.5 përqind.

Qeveritë evropiane u përpoqën ta qetësonin krizën e Coronas me pakte masive ekonomike. Liderët e BE kohët e fundit ranë dakord për një paketë ndihme prej 750 miliardë dollarësh për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike. Ekonomistët dyshojnë që kjo është e mjaftueshme – veçanërisht po të ketë një valë të dytë infektimesh.

Pasojat e krizës janë të dukshme edhe matanë Atlantikut. Kombi më i fortë ekonomik në botë është i dëmtuar si rrallë: të enjten, SHBA njoftuan një rënie prej 32.9 përqind të PBB-së për tremujorin e dytë – llogaritur për vitin e plotë. Sipas metodës së zakonshme të raportimit në Evropë, kjo do të korrespondonte me një rëmie prej gati 10 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com