AktualitetTë fundit

U gjet i vrarë në vilën e tij në Farkë; Viktima është pronar i kompleksit luksoz

Egert Lazri, 37-vjeçari  i cili u gjet sot i vetëvrare në banesën e tij në Farkë është pronar i një kompleksi luksoz në Maminas, “Adorions Palace”.

Sipas policisë ai është vetëvrare me armë zjarri, e cila i është gjetur fare pranë trupit të pajetë.

I riu dyshohet të ketë qenë në kushte depresioni, ndërsa policia ka sekuestruar telefonin e tij për të parë bisedat e fundit si dhe ka marrë në pyetje personat që ka takuar së fundi Lazri.

Nga fotot në rrjete sociale tregohet se Lazri bënte një jetë luksoze i rrethuar nga makina të shtrenjta. Ai shikohet i rrethuar nga makina të tipit “Lambourgini Aventador”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

dfasegfwg3g3g.jpg

gsdfgsdfgsdfgdfg.jpg

 

Fraksion.com