AktualitetEkonomiTë fundit

Rishikimi i buxhetit; 4 miliardë lekë për shpronësime e shlyerje detyrimesh të prapambetura në infrastrukturë

Qeveria shqiptare alokoi një fond prej 4 miliardë lekësh gjatë rishikimit që bëri në buxhetin e vitit 2020 për shpronësimet dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në infrastrukturë.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

“Me aktin normativ të buxhetit akordohen 4 miliardë lekë për shpronësime e shlyerje detyrimesh të prapambetura në infrastrukturë“, deklaroi ajo.

Qeveria ka shprehur angazhimin e saj për mos krijimin e detyrimeve të prapambetura gjatë realizimit të projekteve për zhvillimin e vendit.

 

Fraksion.com