Rezultatet e korporatave trondisin bursat europiane
Bursat europiane ranë ndjeshëm sot, për shkak të rezultateve të paraqitura nga korporatat dhe treguesit ekonomikë më negative nga sa priteshin.
Frankfurti paraqiti një humbje prej -3,45%, Milano -3,28%, Madridi -2,91, Londra -2,31% dhe Parisi -2,13%.
Në Wall Street, Dow Jones humbi me -0,69%, S&P 500 me -0,49%, ndërsa Nasdaq u rrit me +0,43%, përpara daljes së rezultateve të gjigantëve të teknologjisë në mbrëmje.
“Pas takimit të Rezervës Federale Amerikane (FED), të mërkurën, vëmendja u kthye te pandemia dhe luftrat e brendshme politike në SHBA”, vërejti David Madden, analist në “CMC Markets”.
Fraksion.com