AktualitetBota+Të fundit

Raste në rritje; Gjermania frikë për shpërthimin e valës së dytë të koronavirusit

Numri i rasteve me COVID-19 është në rritje në Gjermani, me 902 raste të konfirmuara në vetëm një ditë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Instituti Robert Koch i Gjermanisë (RKI) raportoi rritjen e së enjtes – numri më i madh i rasteve ditore që nga 15 maj.

Një ditë më parë numri i infeksioneve të reja ishte në 684.

Këto shifra, sipas medieve po nxisin shqetësimet për një valë të dytë coronavirus.

Sipas shifrave të fundit nga RKI, gjithsej 207.828 njerëz në Gjermani janë konfirmuar se kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2 që nga fillimi i pandemisë, raportoi e përditshmja gjermane Welt.

Si pasojë, një total prej 9.134 njerëz kanë vdekur, me gjashtë vdekje të reja në Gjermani në krahasim me një ditë më parë.

Sipas vlerësimeve të RKI, numri i riprodhimit, ose vlera R, ishte 1.14 në Gjermani (një ditë më parë ishte 1.25).

Kjo do të thotë që një person me coronavirus vazhdon të infektojë mesatarisht pak më shumë se një person tjetër.

Sipas RKI, aktualisht ekzistojnë tre pika kryesore në Gjermani: rrethi i Dingolfing-Landau në Bavari me një normë incidencash për shtatë ditët e fundit të 189.2 (rastet për 100,000 banorë), rrethi i Hof, gjithashtu në Bavari, me një normë incidencash prej 35.7, dhe qyteti i Weimar në Tyringia (me një shkallë të incidencës prej 26.1).

RKI thotë se shpërthimet aktuale të lidhura me coronavirusin po ndodhin në ambiente të ndryshme, përfshirë impiante për përpunimin e mishit, lehtësira për azilkërkuesit dhe refugjatët, shtëpi pleqsh dhe spitale, si dhe në kontekstin e tubimeve familjare ose ngjarjeve fetare.

 

Fraksion.com