AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot për ndryshimet në Kushtetutë.

Me 106 vota pro, 10 kundër dhe 6 deputetë të cilët nuk morën pjesë në votim, u miratuan ndryshimet kushtetuese.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë nga 122 gjithsej, prej të cilëve vetëm 10 votuan kundër këtyre ndryshimeve.

Amendimi i neneve 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave ku qytetarët mund të votojnë edhe për partinë dhe për kandidatin për deputet, ndërsa ndryshon dhe formula e koalicioneve.

 

Fraksion.com