Kuvendi mbyll sot sesionin parlamentar: Programi
Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot ndryshime kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve dhe koalicionet .
Në ora 10:0, Kuvendi do të mblidhet në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar për të rifilluar më pas në muajin shtator.
Pas 5 orësh diskutime, Këshilli Politik mbylli mbrëmjen e djeshme diskutimet pa një dakordësi lidhur me ndryshimet kushtetuese.
“Një gjë është e qartë që asnjë nuk e vuri në dyshim legjitimitetin e Kuvendit për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Së dyti prapë doli e qartë dhe asnjë nuk ishte në gjendje të artikulojë që ndryshimet kushtetuese as nuk pengojnë hapjen 100% të listave dhe as nuk pengojnë koalicionet”, – tha Gjiknuri.
“Propozimi ynë garanton hapjen e listave, ajo që kërkon maxhoranca është krejt gjë tjetër. Kemi kërkuar motivet e refuzimi dhe PS ka refuzuar të japë arsyen pse nuk ndalet nga ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës që ka për synim vetëm të ndryshojë rregullat e lojës të zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme. Ne treguam gatishmëri nëpërmjet propozimesh konkrete”, u shpreh Bylykbashi.
Programi:
Fraksion.com