Hajdari largohet nga mbledhja e Këshillit Politik: Liderët duhet të mbajnë fjalën për hapjen e listave 100%
Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka braktisur mbledhjen e Këshillit Politik pa dhënë shpjegime por duke shpërndarë një status në FB.
Rudina Hajdari ka thënë pas daljes se ”Nuk ia vlente të qëndroja më” teksa në FB ka shpërndarë tre pikat e Yuri Kim, dhe i ka bërë thirrje liderëve politikë që të mbajnë fjalën pas votimit të nesërm të ndryshimeve kushtetuese dhe të hapin listat 100%.
Nuk dihet se pse ka ardhur kjo braktisje dhe ky reagim nga Rudina Hajdari por mbledhja e Këshillit Politik vijon teksa PD tashmë ka propozuar amendamentin për hapjen e listave 100%.
Statusi nga Rudina Hajdari:
Mbas votimit të nesërm të ndryshimeve Kushtetuese, liderët duhet të mbajnë fjalën për hapjen e listave 100% dhe përfundimin e një reforme zgjedhore e cila garanton barazinë e garës, votën e lirë dhe leximin e drejtë të vullnetit të qytetarëve.
Personalisht do të vazhdoj të angazhohem fort për këto parime të cilat do të sjellin ndryshimin!
Fraksion.com