Bylykbashi: Për 5 orë u ndeshëm me refuzimin e PS për hapje 100% të listave, nesër vritet ‘5 qershori’, nëse…
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha në fund të mbledhjes se për pesë orë me radhë i kërkoi përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, motivet pse e refuzojnë propozimin për hapjen 100% të listave, por nuk kanë marrë përgjigje.
“Pas një propozimi shumë konkret që bëri opozita e bashkuar për hapjen e listave 100%, jemi ndeshur për gjithë këto orë nga refuzimi konstant i mazhorancës. Ajo që kërkon mazhoranca është krejt tjetër. Ne kemi kërkuar motivet e refuzimit dhe PS ka refuzuar. PS ka për synim të ndryshojë rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve. Ne e bëmë të qartë se me veprimin e njëanshëm, që janë gati të ndërmarrin nesër me ndryshimet kushtetuese të PS, do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe ajo e 5 qershorit, duke minuar një process kaq të gjatë politik, që do të mundësonte zgjedhje me standard.
Propozimi jonë ka qenë shumë i qartë, që do të conte në kompromis, që listat të ishin 100% të hapura dhe më pas ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. Shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë nga ato që po përpiqet të bëjë Edi Rama. Propozimi ynë qëndron ende mby treyzë, nëse pranon PS, që t’iu afrojmë shqiptarëve mundësinë të vendosin me fuqinë e votës së tyre”, tha Bylykkbashi.
Fraksion.com