“28 fluturime të konfirmuara për të enjten”; Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” bën njoftimin
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi sot se janë konfirmuar për ditën e enjte 28 fluturime nga të cilat një fluturime çarter.
Sipas Tirana International Airport, fluturimet e konfirmuara me kompaninë “Wizz Air” janë Tiranë – Torino dhe kthim, Tiranë – Dortmund dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim, Tiranë – Catania dhe kthim, Tiranë – Eindhoven dhe kthim, Tiranë – Bolonja dhe kthim, Tiranë – Frankfurt dhe kthim, Tiranë – Londer dhe kthim dhe Tiranë – Bergamo dhe kthim.
Me kompaninë “Blue Panorama” janë konfirmuar Tiranë – Ankona dhe kthim, Tiranë – Torino dhe kthim, Tiranë – Bergamo dhe kthim, Tiranë – Bolonja dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim, Tiranë – Romë dhe kthim dhe Tiranë – Verona dhe kthim.
Me kompaninë “Albawings” linjat Tiranë– Frankfurt dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim, Tiranë – Perugia dhe kthim dhe Tiranë – Piza dhe kthim.
Me kompaninë Alitalia është konfirmuar fluturimi Tiranë – Romë dhe kthim
Me kompaninë Aegean, fluturimi Tiranë – Athinë dhe kthim, me TUI është konfirmuar flutirimi Tiranë – Bruksel dhe kthim, me British Airways është konfirmuar fluturimi Tiranë – Heathrow dhe kthim, me Belavia fluturimi Minsk – Tiranë dhe kthim (çarter turistik) dhe me EasyJet fluturimi Tiranë – Milano dhe kthim.
TIA sjell në vëmendjen e pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës.
Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme.⠀
Po ashtu, TIA bën të ditur se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e BE-së.
Fraksion.com